Transmetuar më 24-09-2019, 15:53

Emri origjinal plumcake për formën e tij që ne e perkthejmë kek ështe një ëmbelsirë shumë e mirë për mëngjes ose për një kafe ose çaj mbasditeve. I pasuruar me fruta pylli ai bëhet vërtet tepër i shijshëm.

Përbërësit: 300 gr miell, 2 vezë temperaturë ambjenti, 150  ml kos, 1 pako me sodë ëmbelsirash, 150 gr fruta pylli të fresketa, 100 gr sheqer, 60 gr gjalpë i shkrirë, dy maja gishtash kripë, 1 lugë e vogël vanilje.

Përgatitja: Rrihni vezët me sheqerin dhe shtoni gjapin e shkrirë. Përzieni vazhdimishtë derisa të përfitoni një krem, pastaj shtoni kosin. Përzieni përseri dhe shtoni duke situr miellin të përzier me vaniljen, sodën e ëmbelsirave dhe pak krip. Përzieni derisa të përfitoni një masë lisho dhe homogjene.

Në fundë është rradha të shtoni frutat e pyllit dhe përzieni masën ngadalë me një lugë druri ose spatul kuzhine. Lyeni me gjalpë dhe pluhërosni me miell formën e kekut dhe shtoni në të brumin. Piqeni në furrën e nxehur më parë në 180° për 40-45 minuta.

Gjithësesi bëni provën e një shkopi dhëmbësh futeni në mes dhe nëse ai del i pastër është gati. Lëreni të ftohet para se ta shërbeni./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd