Sizmologu i njohur: Kosova, e rrezikuar të goditet nga tërmete shumë më të fuqishme, në të ardhmen
Transmetuar më 22-09-2019, 16:49

Kreu i Sektorit të Gjeofizikës dhe Gjeologjisë Inxhinierike në Shërbimin Gjeologjik të Kosovës, sizmologu Shemsi Mustafa, nuk e ka përjashtuar mundësinë që Kosovën ta godasë në vitet e ardhshme një tërmet edhe më i fuqishëm sesa ai i djeshmi në Shqipëri.

Gjatë ditës së djeshme  një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5,8 e ka goditur Shqipërinë, ndërsa sizmologu i njohur kosovar ka paralajmëruar tërmete edhe më të fuqishme në Kosovë, ndonëse pranon që lëkundjet sizmike mbeten të paparashikuara.

Por kjo gjë, sipas matjeve që i ka zhvilluar sizmologu, nuk pritet që të ndodhë edhe dhjetëra vite.

Mustafa ka dhënë për mediat kosovare të dhëna të frikshme rreth magnitudës së tërmetit, i cili mund ta godasë Kosovën në 50 vitet e ardhshme. Sipas tij, në bazë të matjeve vendi mund të goditet nga një termet me magnitudë deri në 6.0 shkallë të Rihterit.

E në 100 vitet e ardhshme, Kosova sipas Mustafës, mund të goditet edhe nga një termet tjetër me magnitudë edhe më të madhe e cila sipas tij mund të arrijë prej 6.1 deri në 6.5 shkallë të Rihterit.

“Bazuar ne Hartën e rrezikut sizmik për Kosovë që jap disa te dhëna për tërmetet për periudha kthyese,  pra në Kosovë nuk priten tërmete katastrofike, sipas hartës se rrezikut sizmik për një periudhë kthyese 50 vite mund të ndodhë një termet me magnitudë deri 6.0 shkallë të shkallës Rihter, kurse për një periudhë kthyese 100 vite mund të ndodhë një termet me magnitudë deri 6.1-6.5 shkalla Rihter, kështu që në ketë fuqi të këtij lloji te tërmetit e quajmë si termet i fuqishëm-shkatërrues”, thotë Mustafa.

Ai më tej deklaron se harta e rrezikut Sizmik për Kosovwn tregon se perioda e përsëritjes për tërmetet me magnitudë “MW= 4.5, 5.5, 6.0 dhe 6.5 janë përkatësisht 3.1, 14.2, 69.8 dhe 502.4 vjet; ndërsa një tërmet me magnitudë MW=6.7 përsëritët mesatarisht çdo 2446 vjet”. Pra sipas Mustafës, nga pikëpamja probabilitare, çdo 50 vjet pritët një tërmet me magnitudë 5.9 shkallë.”

Por sa i përket shkallës së rrezikshmërisë, Mustafa shprehet se kjo gjë varët nga faktori njeri.

“Shkalla e rrezikshmërisë varet edhe nga vetë ne, se sa jemi të përgatitur për fatkeqësitë natyrore, sepse tërmeti është një fenomen natyror që ndodh pa paralajmërim, me një fjalë, ne nuk mundemi t’i ndalim tërmetet por në mundemi të zvogëlojmë apo të reduktojmë dëmet nga fatkeqësitë natyrore duke i respektuar të gjithë parametrat që dalin nga Rrjeti Sizmik për territorin e Kosovës si kritere për ndërtime te larta”,  theksoi Mustafa.

E sa i përket Shqipërisë, ai territor sipas Mustafës përfaqëson një terren aktiv për tërmete.

Ai apelon qytetarët që kur të blejnë banesa dhe objekte tjera, ta shikojnë procesin e ndërtimit të tyre, nëse janë të bazuara nga studimet sizmike. /a.m/NOA.al

Shënim i NOA:

Nëse ndjeni nevojë për ndihmë, kontaktoni numrat e mëposhtëm, nga çdo telefon fiks ose celular, pa pagesë, edhe nëse nuk keni paketa aktive:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë. Dhe sipas nevojave specifike:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë.

Dhe sipas nevojave specifike:

Policia e shtetit ☎ 129.

Zjarrfikesja ☎ 128.

Urgjenca ☎ 127.

Loading...
Loading...