Nëna vret vajzën duke i dhënë heroinë: Doja vetëm ta vija në gjumë
Transmetuar më 22-09-2019, 14:59

I jep heroinë të bijës për ta vënë në gjumë, por e vret. 33-vjeçarja Kimberly Nelligan, nga Bangor, në Maine, SHBA, i dha të bijës Jordy vetëm 1 vjeçe, heroinë.

Gruaja ishte lodhur me të bijën të cilën nuk e zinte gjumi, kështu që vendosi ti jepte heroinë si qetësues.

Mirëpo vogëlushja u ndje keq dhe gjeti vdekjen nga mbidoza e lëndës narkotike.

Nëna e cila kishte varësi nga droga pranoi se i kishte dhënë të bijës fentanil një qetësues i fuqishëm, i cili i përzjerë me heroinën dhe që është 50 herë më fuqishëm, për ta vënë në gumë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në nëntor të vitit 2018, por këtë të enjte gruaja doli në gjykatë, nën akuzën e vrasjes, shkruan noa.al.

Kundër saj rëndon edhe akuza e babait të vogëlushes, i cili deklaroi se e kishte parë disa herë ish-gruan që ti jepte drogë vajzës, me qëllim për ta vënë në gjumë më shpejtë. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...