Transmetuar më 22-09-2019, 14:46

Shumë shqiptarë në Tiranë dhe Durrës nuk janë rikthyer ende në shtëpi, pas tërmetit me madhësi 5.8 ballë shkalla Rihter, tërmet që raportohet se ka lënduar të paktën 105 njerëz, si dhe dëmtoi me qindra shtëpi.

Mediat e huaja kanë raportuar gjerësisht tërmetet që tronditën vendin tonë.

“Horror”, “tmerr” në Tiranë, raportojnë disa prej tyre.

Autoritetet thonë se tërmeti i së Shtunës pasdite u pasua nga më shumë se 100 tërmete të tjerë me densitet me të ulët.

Raportohet se u dëmtuan rreth 600 shtëpi si dhe u shkatërruan objekte të energjisë dhe të ujit në Tiranë, Durrës dhe disa rrethe të tjera perëndimore dhe qendrore të Shqipërisë. Shumë njerëz braktisën shtëpitë e tyre dhe po qëndrojnë nëpër streha të përkohshme, ndërsa ekspertët inspektuan disa nga shtëpitë e dëmtuara të Dielën.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka, në një takim të kabinetit qeveritar të Dielën tha se “për fat të mirë puset e naftës nuk u dëmtuan”.

Mediat e huaja e pasqyruan me detaje mbi tërmetin që goditi Shqipërinë.

Një person tha që lëkundja zgjati për rreth 10 sekonda, ndërsa dikush tjetër u shpreh se lëkundja ishte aq i fortë sa e zgjoi atë nga gjumi.

Shqipëria është goditur nga një tërmet i dytë i madh, pak momente më vonë, me magitudë 5.3 ballë  shkalla Rihter.

Franko Gjordeni, 21 vjeç, ka treguar tmerrin ndërsa gota e tij e çajit i ra nga një stendë televizive dhe u thye në banesën e tij.

“Këto tërmete në Shqipëri duhet të ndalen. Kemi tre muaj në këtë gjendje. Kjo ishte edhe më e tmerrshme." Shumë njerëz publikuan pamje të makinave dhe banesave të dëmtuara.

Banorët dolën të gjithë në rrugë nga paniku.

Lëkundjet u ndjenë edhe në Kosovë dhe Greqi, sipas përdoruesve të rrjeteve sociale.

Edhe pse epiqendra ishte rreth 20 milje në perëndim të kryeqytetit Tiranë, ajo u ndje përtej detit Adriatik, në Itali.

Ky ishte tërmeti më i fortë që goditi Shqipërinë që nga ai me madhësi 5.8 ballë që goditi Tiranën, po në Shtator të vitit 1988.

Kryeministri Edi Rama anuloi një udhëtim në takimin vjetor të Kombeve të Bashkuara dhe u kthye në Shqipëri për të vlerësuar dëmtimet nga tërmeti.

E vendosur përgjatë deteve Adriatik dhe Jon, Shqipëria është në një zonë të prirur nga tërmetet dhe regjistron aktivitetin sizmik çdo ditë.

Italia tha se ishte e gatshme të ofronte ndihmë nëse do të ishte e nevojshme.

Ajo që e bën shqetësues është fakti se në hartën botërore të sizmologjisë edhe sot lëkundjet vazhdojnë të regjistrohen në Shqipëri, madje ato vlerësohen ndër më të fortat, ndonëse me densitet më të ulët se tërmeti i djeshëm. Prandaj, ka edhe shumë panik në radhët e qytetarëve.

Tërmetet, siç dihet, janë të paparashikueshëm. Studiuesit thonë se pas një tërmeti të fortë, në shumicën e rasteve, të tjerët që vazhdojnë të bien kanë një densitet më të ulët dhe kjo vijon derisa të shuhet zona sizmike.

Por një tërmeti tjetër i fortë i një viti më parë, me epiqendër në Gjirin e Lalëzit, e bën disi më shqetësues situatën sizmologjike në vendin tonë, sidomos në dy prej qendrave më të banuara./a.m/NOA.al

Shënim i NOA:

Nëse ndjeni nevojë për ndihmë, kontaktoni numrat e mëposhtëm, nga çdo telefon fiks ose celular, pa pagesë, edhe nëse nuk keni paketa aktive:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë. Dhe sipas nevojave specifike:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë.

Dhe sipas nevojave specifike:

Policia e shtetit ☎ 129.

Zjarrfikesja ☎ 128.

Urgjenca ☎ 127.