Vasili: Tërmeti kërkon veprime, jo mbledhje kilometrike për show
Transmetuar më 22-09-2019, 14:11

“Tërmeti kërkon veprime, jo mbledhje kilometrike për show”. Kështu thotë nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, i cili hedh një lumë akuzash ndaj qeverisë.

Ai thotë se Qeveria që mbrëmë duhet të kishte vendosur e qartësuar planin e veprimit dhe shpërndarjen e përgjegjësive.

Sipas tij, mbledhjet kilometrike të qeverisë, janë provë e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë në përballimin e situatës së rëndë.

“Minimizimi i problemeve një strategji kundër qytetarëve. Transparenca është ajo që qytetarët presin në këto momente. Qeveria sot duhet të shpallë urgjentisht gjendjen e emergjencës civile dhe çdo vonesë e rëndon situatën e saj në raport me qytetarët dhe gjendjen në terren. Kryeministri të thotë qartë dhe me shifra sa para janë në dispozicion të situatës dhe si janë të shpërndara ato. Të evidentohen urgjent ndërtesat me dëmtim serioz dhe të përgatitet evakuimi i banorëve të tyre. Përballimi i situatës, përgjegjësi direkte e qeverisë”, shkruan Vasili.

Ai shton se Rama del katër orë para TV në mbledhje boshe dhe se qytetarët nuk kanë nevojë për show, por për punë në terren

Sipas tij, të gjithë zyrtarët duhet të ishin në terren dhe jo neper mbledhje pa fund dhe pa asnjë kuptim e vlerë dhe se qytetarët kanë nevojë për informacion te vazhdueshme dhe të autorizuar.

“Zëdhënia duhet të ketë një përgjegjësi zyrtare të unifikuar. Qeveria të lërë fjalët por të shkojë në terren të evidentojë dëmet”, thotë Vasili. /a.y/noa.al

Shënim i NOA:

Nëse ndjeni nevojë për ndihmë, kontaktoni numrat e mëposhtëm, nga çdo telefon fiks ose celular, pa pagesë, edhe nëse nuk keni paketa aktive:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë. Dhe sipas nevojave specifike:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë.

Dhe sipas nevojave specifike:

Policia e shtetit ☎ 129.

Zjarrfikesja ☎ 128.

Urgjenca ☎ 127.

Loading...
Loading...