Transmetuar më 22-09-2019, 08:59

Dalin detaje të reja lidhur me atentatin me një të vrarë dhe një të plagosur në zonën e Niklës në Fushë Krujë.

Si pasojë e të shtënave gjatë mesnatës mes të shtunës dhe të dielës, gjeti vdekjen në Spitalin e Traumës në Tiranë, Shpresa Baka.

Ndërkohë i plagosur rëndë mbeti nipi i saj Mariglen Haka.

Dyshohet se shënjestra e të shtënave ka qenë pikërisht Marigleni, i cili u qëllua teksa po hynte në shtëpi në fshatin Zezë të Niklës.

Mariglen Haka njihet si pjesë e bandës së Durim Bamit, i cili u bë i njohur për publikun si personi që pretendohet se u pagua për të vrarë deputetin Tom Doshi.

Dy të plagosurit u shoqëruan në spital nga Valter Bami, i cili është njëkohësisht vëllai i Durim Bamit.

Lidhur me atentatin e mesnatës së lënë pas, hetimet janë në vijim, për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen dhe autorët e saj. /a.y/noa.al