Transmetuar më 21-09-2019, 17:36

Pas lëkundjeve të tërmetit të rëna pasditen e sotme, ka reaguar dhe Ministria e Shëndetësisë.

Ajo njofton se të gjithë strukturat shëndetësore janë në gatishmëri për të qenë pranë qytetarëve që mund të paraqesin nevoja shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Urgjenca Kombëtare ftojnë këdo që ka nevojë për ndihmë, të telefonojë në nr telefonit 127.

Ky është numër pa pagesë dhe mund të thirret nga çdo numër fiks dhe celular pa qenë nevoja të keni lekë ose paketa.

Në foto, dëmtim pallati pranë Postës 8 në Tiranën e Re.