Tërmeti i fuqishëm, raportohet për 7 të plagosur
Transmetuar më 21-09-2019, 17:29

Shërbimet e emergjencës lajmërojnë se pas tërmetit kanë nisur të kërkojnë ndihmë personat e lënduar.

Nga shembja e një shtëpie pranë autostradës Tiranë Durrës janë plagosur dy persona.

Në Pezë helmës janë lënduar tre persona në një familje.

Kurse në Tiranë dy të moshuar pësuan lëndime në pallatet Hawai pranë qendrës Kristal.

Prej mëse një ore nuk reshtin sirenat e autoambulancave që i drejtohen urgjencën në QSUT.

Ndërkohë

Policia e Shtetit sapo njoftoi se menjëherë pas rënies së tërmetit, Sallat e Komandimit në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe kanë komunikuar me Specialistët e Policisë së Zonave, me Spitalet dhe me përfaqësuesit e njësive administrative.

Policia e Shtetit ka kaluar e gjitha në gatishmëri.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit e gjithë Policia Rrugore êshtë në terren për të menaxhuar trafikun, të gjithë Specialistët e zonave dhe Patrullat e Përgjithshme kanë dalë në terren për tu ardhur në ndihmë banorëve në nevojë por edhe për të shmangur panikun e krijuar.

Policia e Shtetit ju bën thirrje gjithë qytetarëve të telefonojnë në nr 112 për problematikat që mund të kenë nga rëna e tërmetit, duke ju garantuar se do jenë menjëherë pranë tyre.

Loading...
Loading...