Ministria e Mbrojtjes: Tërmeti më i fuqishëm në 20-30 vitet e fundit në Shqipëri
Transmetuar më 21-09-2019, 17:08

Pas tërmetit të fuqishëm që ka shkundur vendin ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes.

Ajo njofton se sipas informacioneve paraprake tërmeti 5.8 ballë i orës 16.04′.25" ka qenë me epiqendër në Durrës.

Ministria njofton se po punohet me shpejtësi për të bërë bilanc për dëmet paraprake.

Ministria e Mbrojtjes konsideron se ky është tërmeti më i fuqishëm në 20-30 vitet e fundit në vendin tonë.

Loading...
Loading...