Censusi 2020/ A po braktiset vendi? BE jep 16 milion euro për regjistrimin e popullsisë së Shqipërisë
Transmetuar më 20-09-2019, 20:22

Shqipëria vitin që vjen do t’i nënshtrohet një tjetër censusi për evidentimin e saktë të numrit të popullsisë dhe banesave.

INSTAT do të nisë zbatimin e tij vitin e ardhshëm.

Censusi 2020 do të ketë një kosto totale prej 16 milion euro.

Ai kryhet si mbështetje financiare e Bashkiamit Europian.

Ka pasur debate të shumta se gjatë qeverisjes së PS-së, si dhe akuza nga opozita, janë larguar me mijëra shqiptarë nga vendi, për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike.

Nga ana tjetër kryeministri mbrohet me pretendimin se shqiptarët vijojnë të largohen që prej ’90, për shkak të mundësive më të mira që u krijohen dhe lehtësirave që kanë vitet e fundit, falë liberalizimit të vizave.

Censusi i kaluar, 2011, nxori rreth 2.8 milion banorë në Shqipëri, çka debatet e viteve të fundit, pritet të provohen me fakte vetëm pas regjistrimeve të një viti më vonë.

Kreu i delegacionit te BE, Luigi Soreca evidentoi rëndësinë që ka ky proces pasi sipas tij statistikat e sakta janë një nga kushtet për Integrimin e Shqipërisë në BE. Ndërkombëtarët i druhen edhe faktit të manipulimit të shifrave, ndaj edhe do ta monitorojnë procesin nga afër. /a.m/NOA.al

Loading...
Loading...