Moti i keq, kabulli i tensionit të lartë bie mbi makinë
Transmetuar më 19-09-2019, 18:02

Dita e sotme është karakterizuar nga një mot i paqëndrueshëm dhe me temperatura të ulëta.

Për pasojë nuk kanë munguar edhe reshjet e shiut në shumë zona të vendit, të cilat kanë sjellë edhe probleme në disa qytete.

Kështu në Korçë, në aksin Korçë- Voskopojë, është shkëputur kabulli i shtyllës së tensionit të lartë duke rënë mbi një automjet, por pa pasoja në njerëz.

Sikurse kishin parashikuar edhe sinoptikanët, dita e sotme sjell rrebeshe shiu në të gjithë vendin, më të dukshme ne zonat jugore-juglindore. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...