Apeli drithërues i 4-vjeçares: Më ka marrë malli për babushin, ju lutem ndihmojeni
Transmetuar më 18-09-2019, 20:57

Emisioni "BOOM" në RTV Ora solli mbrëmjen e sotme apelin për ndihmë të familjes Çepele nga Roskoveci.

Familjarët e 39-vjeçarit Bledi Çepele, baba i një vajze të vogël 4 vjeçare dhe në pritje të një fëmije të dytë, kërkojnë ndihmë nga shteti për ta kuruar në Turqi familjarin e tyre, i cili ka nevojë urgjente për transplant të palcës kurrizore.

Bashkëshorja: Ka nevojë për transplant, kushton 120 mijë euro, një kosto e papërballueshme. Kemi një vajzë dhe jam dhe shtatzënë.

Vajza: Jam katër vjeç. Babi është në spital, e dua shumë dhe më ka marrë malli. Ndihmojeni babushin, e pres të vijë në shtëpi i shëruar.

Nëna: Kërkesa ime është vetëm ta ndihmoni, të shpëtoni djalin. Ministres së Shëndetësisë i kemi kërkuar dhe i kërkojmë të na ndihmojë, t’i shpejtojë gjërat se ka agravuar sëmundja.

Babai: Ju lutem na ndihmoni.

Historia e Bledit, si u shfaq papritur sëmundja

Bledi kishte një jetë të shëndetshme deri para 3 javësh kur filloi të ndjente dhimbje në kraharor. Pas 10 ditësh qëndrim ne Sanatorium, mjekët nuk i dhanë shpresë duke i thënë se zgjidhja e vetme për sëmundjen që ka, ‘mosfunksionim i palcës kurrizore’, mund të kurohet vetëm në Turqi.

Familjarët u zhytën në borxhe duke mbledhur rreth 40 mijë euro dhe e nisën në një spital privat turk ku kjo shumë u harxhua për 7 ditë. Ndërhyrja  kushton 120 mijë euro,  por familjarët nuk kanë asnjë mundësi për ta përballuar.

Loading...
Loading...