Transmetuar më 18-09-2019, 14:14

Këngëtarja e njohur ndërkombëtarisht dhe me origjinë shqiptare, Ilira i ka habitur fansat, me paraqitjen e saj të fundit.

Ajo ka ndarë me ndjekësit disa imazhe në rrjete sociale, në të cilat u shfaq tërësisht lakuriq.

Përmes disa postimeve nga banjo, këngëtarja bëri të ditur që së shpejti publikohet kënga e saj e re, e shoqëruar edhe me video-klip.

Madje, ajo njoftoi se kjo këngë do të publikohet të premten e ardhshme dhe mezi po pret ta shfaqë para publikut.

Ilira në fillim të muajit gusht performoi në Kosovë, krah Dua Lipa, në “Sunny Hill Festival”./a.m/NOA.al