Transmetuar më 18-09-2019, 11:22

Rrepa e bardhë është një lloj bime e lashtë, e cila mund të konsumohet si sallatë, por edhe mund të gatuhet. Ajo përmban shumë lëndë e minerale të rëndësishme për shëndetin. Një fjalë e urtë kineze thotë se “kur rrepa e bardhë del në treg, nuk do të ketë njerëz në farmaci”. Në vijim po ju paraqesim 4 efekte shëndetësore të kësaj bime.

1.Ruan freskinë e lëkurës

Rrepa e bardhë përmban shumë vitamina si A, C etj. Vitamina C ndihmon në parandalimin e plakjes së lëkurës si dhe të njollave në lëkurë. Parandalojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene dhe arteriosklerozën.

2.Shtimi i oreksit

Rrepa e bardhë përmban vaj mustarde, enzimën e niseshtes dhe fibra të papërpunuara, të cilat mund të shtojnë oreksin, të nxitin procesin e tretjes në stomak e zorrë dhe të pushojnë kollën. Sipas teorisë së MTK-së, rrepa e bardhë mund të përdoret për mjekimin e shumë sëmundjeve dhe quhet si bimë magjike.

3.Pastrimi i zorrëve dhe nxitja e metabolizimit

Përveç vitaminave, rrepa e bardhë përmban edhe shumë fibra dietike, veçanërisht fibra bimore, të cilat mund të nxitin punën e stomakut dhe të zorrëve, duke evituar kapsllëkun dhe nxitur metabolizimin. Sipas MTK-së, pastrimi i zorrëve rregullon lëkurën dhe zhduk puçrrat në fytyrë.

4.Parandalimi i kancerit

Rrepa e bardhë përmban substanca që luftojnë kancerin. Po ashtu, enzimat e ndryshme tek kjo bimë luajnë edhe rolin e parandalimit të kancerit./b.l/noa.al/