Transmetuar më 18-09-2019, 08:43

Guri në veshkë është një masë e fortë, që ndodh kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera në urinë, formojnë kristale që ngjiten së bashku. Këto kristale, rriten dhe formojnë gurë, të cilët luhaten nga një kokërr gruri në një top golfi. Gurët në veshka janë më të zakonshme tek burrat, dhe më saktësisht, katër në pesë raste, kanë gurë në veshka.

Normalisht, urina përmban substanca që parandalojnë formimin e kristaleve. Megjithatë, kjo nuk funksionon për të gjithë. Disa nga faktorët që kontribuojnë në formimin e gurëve tek njerëzit e prekshëm janë: marrja e pakët e lëngjeve, infeksione kronike në rrugët urinare, keqpërdorim i disa mjekimeve, bllokim i rrugëve urinare, aktivitet i kufizuar për disa javë, disa sëmundje të caktuara gjenetike dhe metabolike.

Simptomat

Disa njerëz, mund të mos kenë simptoma, por gjithmonë ato kuptohen, si: dhimbje të mëdha në veshka apo në barkun poshtë dhe ndihen në ije. Dhimbja mund të zgjasë nga disa minuta në orë të tëra, të ndjekura nga periudha qetësie; të vjella, temperaturë, ethe dhe dobësi, urinë e turbullt apo me erë të keqe, bllokim i daljes së urinës.

Simptomat e shfaqura te të sëmurët me gurë në veshka:

1- Sistemi tretës: Anoreksi, pështjellim, të vjella

2- Gjaku: hemorragji si pasojë e keqfunksionimit të trombociteve

3- Humbja e aftësisë të veshkave për të rregulluar përqendrimin e urinës

4- Anemia është pasojë e mosprodhimit të eritropoetinës

5- Djersitje e vazhdueshme.

6- Fryrje e trupit

7- Ethe

8- Dobësi

9- Urinë e turbullt me erë të keqe

10- Temperaturë

Parandalimi

Pjesa më e madhe e gurëve në veshka mund të trajtohet duke rritur sasinë e marrë të lëngjeve, ndryshime në dietë dhe mjekime. Rreth 90% e gurëve, kalojnë vetë brenda 3 deri 6 javëve.

Trajtimet që mund të parandalojnë formimin e gurëve në veshka janë të mundshme në çdo rast. Prova të qëndrueshme sugjerojnë se marrja e lëngjeve në sasi të madhe mund të ulë rrezikun e gurëve.

Përveç kësaj, sapo të zbulohet shkaku i formimit të gurit, mund të përdoren mjekime të ndryshme apo ndryshime në dietë për të parandaluar gurët e rinj. Tipi i mjekimit, varet nga gjaku dhe testet e urinës./b.l/noa.al/