“Nuk duhet të kisha hyrë në internet”, i riu i jep fund jetës
Transmetuar më 17-09-2019, 17:26

Një i ri nga Britania është vetëvrarë duke u hedhur nga treni. Para se të kryente aktin e rëndë ai kishte lënë një letër ku shkruante: “Nuk duhet të kisha hyrë në internet”.

Jake McGrath sapo kishte marrë disa ilaçe kundër ankthit të shkaktuar nga interneti, dhe më pas u hodh nga treni.

Ngjarja tragjike ndodhi në qershor të vitit të kaluar, kur Jake u hodh para një treni pasagjerësh dhe gjeti vdekjen, por së fundmi është zbuluar letra që i kishte lënë të dashurës.

Që prej vitit 2010, ai kuptoi se vuante nga depresioni dhe merrte mjekime. Më vonë, Jake filloi të blinte ilaçet në internet.

Ish-e dashura e tij, Jessica Punt, me të cilin filloi romancën në vitin 2008 tha: “Ai filloi të kërkonte çdo gjë. Sa herë nuk ndihej mirë, kërkonte në Google. I thoja se nuk duhet ta bënte këtë, por nuk më dëgjonte. Nëse mendonte se një ilaç e ndihmonte, ai e blinte vazhdimisht, pavarësisht se ku e gjente”.

Sipas saj, lidhjes së tyre i erdhi fundi në maj të vitit 2018 por takoheshin rregullisht. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...