Transmetuar më 15-09-2019, 23:18
Skuadra e Milanit ka marrë tre pikë të çmuara për ecurinë e kampionatit Italian.
Takimi Verona-Milan, i luajtur këtë mbrëmje, përfundoi me rezultatin minimal 0-1.
Kuqezinjtë fituan minimalisht mes vuajtjesh edhe pse kundërshtari ishte modest dhe me një lojtar më pak që nga minuta e 21’.
Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 68’ pas një 11-metërshi të ekzekutuar me mjeshtëri nga Piontek.
Pas kësaj takimi, kuqezinjtë e shohin veten në vendin e shtatë me 6 pikë. “Seria A” kryesohet nga Inter me 9 pikë të plota./a.k/noa.al/