Transmetuar më 14-09-2019, 23:16

Një aksident me pasojë plagosjen ndodhi mbrëmjen e sotme në Lezhë.

Policia e Lezhës ka publikuar detaje nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Barbullojë.

Aksidenti ndodhi mbramjen e sotme në aksin rrugor Lezhë – Rrilë, ku një i mitur 10 vjeçar me inicialet A.P., dyshohet se është përplasur nga një automjet që drejtohej nga A.L., 34-vjeç.

I plagosuri është transportuar në Qendrën e Traumes në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./a.k/noa.al/