Transmetuar më 13-09-2019, 23:06

Ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, ka reaguar një ditë pas homazheve për nder të Azem Hajdarit. Dje, 21 vjet nga vrasja e tij, PD-ja dhe Kuvendi zhvilluan homazhe pranë memorialit dhe varrit të heroit të Demokracisë.

Vajza e tij, deputetja Rudina Hajdari mori pjesë në homazhet e zhvilluara si nga PD-ja ashtu edhe nga Kuvendi. Përmes një mesazhi në profilin e tij Facebook, Kreshnik Spahiu, i është drejtuar publikisht Rudina Hajdarit:

"E nderuar znj. Rudina Hajdari",

"21 vite më parë u ndërpre ëndrra e babait tënd dhe mikut tim më të mirë për një Shqipëri KuqeZi. Duke qenë se ti ishe fëmijë dhe nuk lexoje gazetat politike po të dërgoj intervistën e Sali Berishës kur Azemi ishte ende gjallë dhe ti krahasoje me lotët e tij dje në vendin kur legjenda kuqezi u vra mes tradhëtisë bardheblu!"

Kreshnik Spahiu mesazhin drejtuar Rudina Hajdarit e shoqëroi edhe me një foto, ku sipas tij një artikull i botuar në RD-në pak vite para vrasjes, shkruante se Presidenti i asaj kohe, Sali Berisha, e akuzonte Azem Hajdarin, si spiun të ramiz Alisë./a.m/NOA.al