Deklarata “bombë” e Presidentit Meta: Jap dorëheqjen më 11 Tetor nëse …
Transmetuar më 13-09-2019, 22:49

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, deklaroi se vendimi i tij për të çdekretuar 30 qershorin si datë të zgjedhjeve vendore nuk ka lidhje me asnjë faktor të huaj.

Po ashtu Presidenti Ilir Meta, ka folur për Komisionin Hetimor Parlamentar të ngritur nga mazhoranca, me qëllim për të hetuar vlefshmërinë e dekreteve të tij për të rrëzuar 30 qershorin si datë zgjedhjes vendore.

I pyetur në studion e “Syri.net”, nëse do të jepte dorëheqjen nga posti i Presidentit, nëse Komisioni i Venecias del në përfundimin se ai ka shkelur Kushtetutën, Kreu i Shtetit ka deklaruar hapur se do ta dorëzonte patjetër detyrën.

Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, Kujtojmë se Komisioni i Venecias do të japë mendimin e tij më 11 Tetor, nëse nisma e Kuvendit për shkarkimin e Ilir Metës, është apo jo e drejtë.

“Nëse Venecia thotë që Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, patjetër që do ta jap dorëheqjen. Unë kam dhënë dorëheqjen kur kam qenë kryeministër për një gjë që nuk kishte lidhje fare me mua.

"Të thotë Komisioni i Venecias që Presidenti ka shkelur Kushtetutën dhe unë të rri president? Kurrë në botë. Por kjo është qesharake, se thonë “ka çdekretuar”. Unë kam bërë një punë normale, kam çdekretuar dekretin që kam nxjerrë vetë. Ky është një dekret ekskluziv i Presidentit", theksoi Meta.

"Ti kujton se po rri unë në punë. Unë e ndjej veten se jam në mision. Siç e kanë shkelur 100 herë ata kushtetutën, unë jam i bindur se e kam respektuar Kushtetutën."

"Gjithë këto PPP që po kalojnë do të marrin ndonjë gjë edhe ata për sa kohë heshtin. Unë do të vazhdoj të jem në politikë dhe të përfaqësoj njerëzit që besojnë tek unë".

"Nëse shikoj që Komisioni i Venecias lobohet, do të iki përsëri. Unë kam shprehur respekt për Komisionit të Venecias. Unë i qëndroj të gjitha deklaratave që kam thënë më përpara. Jam i vendosur të mbrojë interesin kombëtar. Ia kam thënë Edi Ramës të parit”, tha më tej Presidenti Meta.

I pyetur nëse dekreti që rrëzoi 30 qershorin erdhi nga Gjermania, pasi Meta sapo ishte kthyer nga një vizitë atje, Kreu i Shtetit është shprehur “unë nuk trysnohem nga asnjë forcë, e brendshme apo e jashtme. Vendimi im nuk ka asnjë lidhje me asnjë faktor të huaj, por vetëm me situatën e brendshme."

"Garantimi i pluralizmit dhe zgjedhjet e lira e të ndershme është një detyrim. Edhe pa këto probleme të tanishme, Shqipëria kishte probleme të mëdha nga zgjedhjet e kaluara, si ato të dosjeve që dihet botërisht se nuk janë hetuar”.

Sa i takon vizitës së tij në Gjermani para vendimit për të rrëzuar 30 qershorin, Meta tha kjo vizitë ishte konfirmuar prej kohësh. /a.m/NOA.al

Loading...
Loading...