Transmetuar më 13-09-2019, 16:47

Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari ka takuar sot ambasadorin e ri të Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Hajdari shkruan se gjatë takimit ka marrë mbështetjen e ambasadorit për Reformën Zgjedhore.

“E lumtur që pata mbështetjen e Ambasadorit Gjerman, z. Peter Zingraf,  për Reformën Zgjedhore pasi i shpjegova të gjitha objektivat e opozitës parlamentare për këtë reformë", shkruan Rudina Hajdari në Tëitter.

Hajdari është bashkëkryetare e Komisinit për Reformën Zgjedhore, komision i përbërë nga opozita parlamentare dhe mazhoranca./b.l/noa.al/