Transmetuar më 13-09-2019, 15:19

Prokuroria e Tiranës kërkoi shpalljen e moskompetencës për rigjykimin e Izet Haxhisë. Duke argumentuar se vepra penale për të cilën është dënuar dhe po rigjykohet është tashmë në kompetencën e Krimeve të Rënda.

Gjyqi u shty për në 20 shtator, pasi avokatët të shqyrtojnë kërkesën e Prokurorisë, ndërsa vetë Izet Haxhija ishte dakord me prokurorinë që çështja të kalojë te Krimet e Rënda.

Haxhija akuzohet për vrasjen për shkak të cilësisë së viktimës dhe në kushtet kur Azem Hajdari në momentin e vrasjes ishte deputet, çështja zgjidhet në Gjykatën për Krime të Rënda.

Ky ishte argumenti i Prokurorisë, ndërsa avokatët pretenduan se ky vendim mund të rëndojë pozitat e Haxhisë.

Ish-truproja e Sali Berishës, është dënuar me 25 vite burg, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit.

Haxhia nuk e ka pranuar kurrë një akuzë të tillë, madje ka hedhur akuza të ashpra edhe në drejtim të ish-shefit të tij, liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha për rolin që sipas tij ka luajtur në ekzekutimin e Azemit.

Azem Hajdari u ekzekutua me armë zjarri më 12 shtator të vitit 1998, fare pranë selisë së Partisë Demokratike./b.l/noa.al/