Transmetuar më 13-09-2019, 12:40

I erdhi cikli në klasë dhe u bë pis gjatë mësimit. Një incident mjaft i zakonshëm për shumë vajza dhe gra, por një adoleshente nuk e përballoi dot sikletin para shokëve, ndaj kur u kthye në shtëpi i dha fund jetës.

Bëhet fjalë për një vajzë 14-vjeçare nga Kabiangek, në Kenia, e cila pasi bëri me njollë uniformën e shkollës të premten e kaluar, u kthye në shtëpi dhe i dha fund jetës në dhomën e gjumit.

Vdekja e vajzës shkaktoi protesta të shumta nga ana e prindërve në Kenia.

Në vendin afrikan është aprovuar së fundmi një ligj i cili parashikon shpërndarjen falas të pecetave mbrojtëse për ciklin në shkollë, por ende nuk është vënë në zbatim.

Nëna e vajzës Beatrice Chepkurui Koech, shpjegoi se e bija nuk kishte pecetë me vete, dhe kur u pa se ishte bërë pis, iu kërkua që të largohej nga klasa, shkruan noa.al.

Pas kthimit në shtëpi ajo iu tregoi gjithçka prindërve, më pas u mbyll në dhomën e saj dhe vari veten. /a.y/noa.al