Transmetuar më 13-09-2019, 10:04

Një operacion i policisë së Vlorës i koduar “Vjeshta”, ka vënë në pranga një person me para false.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për përdorim të kartëmonedhave false në një aktivitet privat pranë lagjes “29 Nëntori”, Vlorë, pasditen e kësaj të enjteje policia organizoi punën në grup për kontrollin e subjektit dhe kapjen e autorit.

Nga kontrolli i ushtruar në këtë aktivitet, berberanë, i ndodhur në rrugën “Hajredin Haxhiraj”, shërbimet e policisë kanë gjetur të fshehura 750 euro, të dyshuara si të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale dhe hetimore, policia bëri arrestimin e 30-vjeçarit Gerjon Mahilaj.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”. /a.y/noa.al