Transmetuar më 12-09-2019, 21:16

Kryebashkiaku i Tiranws, Erion Veliaj dhe një shembull tjetër, se të kesh makinë luksi apo makinë të bukur në Tiranë, nuk është e thënë që të parkosh gabim apo të shkelësh sinjalistikat rrugore.

Veliaj pretendoi se policia Bashkiake nuk falë askënd, teksa dha shembullin sot, kur u gjobit shoferi i një makine Ferrari, që kishte parkuar gabim, në një nga rrugët e kryeqytetit.

"Bo bo bo!  Bën gabim për vete – po bëhesh shembull i keq dhe për shoferët e 2019- ës!", tha Veliaj në mesazhin e tij. "Shiko tabelën! Sot notën 4, nesër qytetar model!", tha ai, duke iu referuar shoferit, që shpreson të sensibilizohet pas gjobës që mori sot./a.m/NOA.al