Transmetuar më 12-09-2019, 19:31

Kuvendi i Shqipërisë dhe Partia Demokratike kanë zhvilluar homazhe tek memoriali dhe varri i Azem Hajdarit me rastin e 21 vjetorit të vrasjes së këtij të fundit.

Homazhet i zhvilluan të ndara, ashtu sikurse familja e Azem Hajdarit nuk mori pjesë në homazhet e Kuvendit, përveç deputetes Rudina Hajdari.

Gjatë homazheve te memoriali i Azem Hajdarit ishte i pranishëm kreu demokrat Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, deputetë të PD-së, pjesëtarë të familjes Hajdari, mes të cilëve dhe deputetja Rudina Hajdari.

Deputetja mori pjesë edhe në homazhet e Kuvendit, ndryshe nga familjarët e tjerë.

Basha e cilësoi vrasjen e Azem Hajdarit si një vrasje shtetërore. Por siç tregojnë edhe fotot, pavarësisht kësaj, u vu re ftohja mes tij dhe ish-deputetes së PD-së, e cila refuzoi djegien e mandatit.

Azem Hajdari u vra më 12 shtator 1998 së bashku me shoqëruesin e tij Besim Çerja, në një atentat para selisë blu.