Transmetuar më 12-09-2019, 18:35

Një shqiptar është arrestuar sot nga autoritetet policore të Korinthit, në Greqi.

Një gjykatë në kryeqytetin grek e ka dënuar atë me burg për trafik droge.

41-vjeçar shqiptar u prangos nga policia në qytetin e Korinthit, ndërsa pritet që t’iu dërgohet autoriteteve në Athinë për veprime të mëtejshme proceduriale.

I arrestuari ishte dënuar me vendim të formës së prerë për trafik droge në Athinë. /k.k/noa.al/