Transmetuar më 12-09-2019, 15:02

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani duke vënë në dyshim deklaratën se do digjej parlamenti, e cilëson të djegur dhe të përvëluar, ndërsa shprehet se ka brenda 120 copa mishi me nga dy sy secili.

“Do digjej Parlamenti?! Po i djegur dhe i përvëluar është! A e keni parë se çka brenda?! 120 copa mishi me nga dy sy secili. Mungojnë edhe 20 të tillë. Por punë e madhe! Nuk ndryshon asgjë. Po me demek-ligjet që bën a ia keni lexuar? Të gjitha kundër Kushtetutës.

Faqe e zezë! Blozë fare! Blozë e dalë nga një zjarr i përhershëm me shumë tym të zi. Çka mbetur për t’u djegur më? Veç godina. Aty mund të bëhej një pallat i mirë në fakt. Parlamentin e vënë në bodrum…”, shkruan Manjani

Sipas tij, krahasimi me djegien e Reichstag është idiotes pasi Hitleri duhet të digjte diçka që se merrte dot ndryshe, ndërsa Rama e ka në xhep Parlamentin.

“Krahasimi me djegien e Reichstag është idiotësi. Hitleri duhet të digjte diçka që se merrte dot ndryshe. Pra e dogji që ta sundonte. Rama e ka në xhep atë palo Parlament dhe bën ç’të dojë me të. D.m.th e sundon dhe pastaj e djeg me zjarr tymues. Pra e keqja ka ndodhur, nuk ka kuptim të themi që “do vinte” apo “po vjen”…përfundon ai./b.l/noa.al/