Transmetuar më 12-09-2019, 14:17

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa fotografi gjatë takimit që ka patur ditën e sotme me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Ai thotë se jo vetëm ka marrë mbështetje totale për çeljen e negociatave, por edhe një plan veprimi për të realizuar këtë objektiv strategjik.

“Në Pragë me vendet e V4 (Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia) dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Jo vetëm mbështetje totale nga V4 për çeljen e negociatave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, po edhe një plan veprimi për të realizuar këtë objektiv strategjik”, shkruan Rama.

Ajo që bie në sy është se edhe në këtë takim zyrtar, kreu i qeverisë nuk ka hequr dorë nga atletet e bardha. /a.y/noa.al