Transmetuar më 12-09-2019, 13:56
Foto ilustruese

Shkon në 17-të numri i biznesmenëve të arrestuar, të cilët akuzohen si të përfshirë në skemë mashtrimi me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, TVSH.

Gjatë ditës së sotme është vënë në prangat e policisë A.K.

Bazuar në hetimet e drejtorisë së Hetimit Tatimor të Drejtorisë së Tatimit Tiranë për veprën penale të krijimit të skemave mashtruese me qëllim kreditimin e TVSH, janë lëshuar 25 urdhra ndalimi.

Urdhrat e ndalimit janë lëshuar për 25 persona që rezultojnë administratorë të subjekteve fiktive që kanë lëshuar fatura të falsifikuara për subjekte të treta, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej disa miliardë lekësh.

Rezulton se këta persona gjatë tre viteve kanë krijuar biznese fiktive në ndërtim, duke lëshuar më tej fatura tatimore.

“Shoqëritë objekt hetimi kanë kryer shitje në total vlerën 4.265.939.484 lekë, me TVSH në vlerën totale 710.989.914. Sa më sipër nga analizimi dhe studimi i të dhënave shoqëri objekti hetimi kanë funksionuar si satelit (ndërmjetëse_ duke u përdorur nga shoqëri importuese që operojnë në fushën e artikujve ushqimor për të shkarkuar vlerën totale 4.265.939.484 lekë, e cila më pas nga këto subjekte është bërë e mundur që kjo vlerë të injektohet në mënyrë indirekte në shoqëri tregter që operojnë në fushën e ndërtimit, këto të fundit me kontabilizimin e kësaj vlerë kanë ulur pagesën e TVSH mujore, si edhe duke rritur fiktivisht shpenzimet vjetore duke ulur në këtë mënyrë normën e TF”, thuhet në dosjen e Prokurorisë. /a.y/noa.al

Përditësim

Lidhur me një nga të dyshuarit, informon si më poshtë:

"Gjykata me vendim te dates 02.06.2020 ka pranuar kerkesen e organit te Prokurorise per pushim te procedimit penal dhe e ka shpallur te pafajshem administratorin e një kompanie, P.B. Ky vendim ka marre forme te prere me 19.06.2020.