Transmetuar më 12-09-2019, 13:44

Federata Shqiptare e Futbollit publikoi në llogaritë e saj zyrtare në rrjetet sociale një video të re, duke përditësuar ecurinë e punimeve në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Stadiumi ku pritet të luajë të gjitha ndeshjet ndërkombëtare kombëtarja shqiptare e futbollit ka pësuar një ndryshim drastik nga impianti legjendar "Qemal Stafa".

Përmes video të shpërndarë në rrjetet sociale, me krenari, qeveria shqiptare e futbollit tregon se ka nisur shtrimi i tapetit të barit, duke forcuar objektivin e shprehur pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama që impianti i ri të inagurohet me ndeshjen kundër Francës për eliminatoret e Euro 2020 në Grupin H. Kjo sfidë është në program në datën 17 nëntor.

"Stadiumi i Ri, ka filluar shtrimi i fushës ⚽ me tapetin e gjelbërt 👏 #Tiranë #FSHF #Zhvillim 💪 ⚽ 🇦🇱 #UEFA"