Transmetuar më 12-09-2019, 13:28

Deputetja Rudina Hajdari ka zgjedhur ta nisë fjalën saj nga foltorja e Kuvendit me  një falënderim për ceremoninë përkujtimore të të atit, Azem Hajdari, ndërsa më pas bëri edhe një sqarim për lapsusin në seancën e së hënës. Hajdari deklaroi se gjithçka është keqkuptuar qëllimisht.

“Falënderoj për pjesëmarrjen në përkujtimore, dhe stafin që organizojë këtë aktivitet e pjesëmarrës të PS dhe gjthë demokratët që morën pjesë në aktivitete. Më lejoni pak të ndalem te seanca e kaluar. U prit me shumë sulme ndaj meje. Shpesh sulmet mediatike kanë për synim zhvendosjen e vëmendjes. Ajo që më preku më shumë, është se u përmend fjala përçarje.

Kjo nuk është e duhura, ne duam të ringrejmë të djathtën shqiptare. Ne punojnë  dhe përgatitemi për të bërë ballë një opozitë të fortë. Dashuria për këtë vend lidhet fort me kujtimin e tim eti. Kjo dashuri mban gjallë kujtimin e tij brenda meje. Unë kurrë nuk do të zhgënjej popullin shqiptar apo ta përçajë atë.” u shpreh Hajdari.

Më tej Hajdari ka folur edhe për dy dosjet për rrugët që do të jepen me koncesion Milot-Balldren dhe Orikum –Dukat, për të cilat u shpreh se duhet të dorëzohen në SPAK, sapo institucioni të ngrihet.

“Kontratat koncesionare të fundit të Milot-Balldren dhe Orikum -Dukat vijnë si oferta të pakërkuara. Si ligji Fusha, këto janë kontrata që qeveria kërkon të mbulojë paligjshmërinë përmes votës së deputetëve. Ministria e Ekonomisë nuk ka dhënë miratimin për këto dy projekte, që rrezikojnë buxhetin e shtetit.

Shkeljet e rënda ngarkojnë me përgjegjësi nga specialisti më i thjeshtë deri te vendimmarrja e këshillit të ministrave. Ne duhet të bëjmë kallëzime në lidhje me këto dy ligje. Edhe nëse nuk merret prokuroria e përgjithshme, duhet ti denoncojmë nga ligji ‘Fusha’ deri te koncesionet e rrugëve. Këto dosje duhet të dorëzohen sapo të ngrihet SPAK-u. Duhet të mbrojmë të drejtën tone”,  tha ajo./b.l/noa.al/