Transmetuar më 12-09-2019, 12:52

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi sot se ajo çfarë do të votohet në Parlament, është vjedhje me ligj.

“Në këto momente pak metra pas meje në kuvendin e cunguar, landfillin e Republikës së Shqipërisë po finalizohet grabitja më e madhe në historinë 30 vjeçare të pluralizmit. Koncesioni i rrugës Milot-Balldre dhe koncesioni i rrugës Orikum-Dukat. Dekreti i Presidentit për kthimin e këtyre dy kontratave korruptive po hidhet poshtë nga cjapët dhe delet e korrupsionit. Kjo është vjedhje me ligj”, u shpreh Basha në një dalje nga selia blu.

Ai paralajmëroi gjithë ata që po bëhen pjesë e “kësaj vjedhje”, se do të ndiqen këmba këmbës.

Basha u zotua se “Çdo qindarkë, çdo pronë dhe pasuri juaj do të jetë nën lupën e ligjit Antimafia dhe SPAK-ut.”

Sipas tij, votohet koncesioni i rrugës Milot-Balldren i Ndue dhe Agim Kolës me vlerë 296 milionë euro apo 17 milionë euro për kilometër dhe koncesioni i rrugës Orikum-Dukat i Lorenc Gjikurisë me vlerë 70 milionë euro

Lideri i opozitës tha se vetëm një parlament peng i krimit e oligarkëve mund të bëhet noter i një vepre kaq të rëndë kriminale dhe hajdutërore. /a.y/noa.al