Seks gjatë udhëtimit të punës, vdes nga infarkti: Incident në punë, kompania paguan gruan
Transmetuar më 12-09-2019, 12:25

Ishte i martuar dhe gjatë një udhëtimi pune, duke përfituar nga vetmia, bëri seks me një grua në dhomën e tij të hotelit.

Por pak më vonë atë mbrëmje, u gjet i vdekur, si pasojë e infarktit, ndërsa vdekja e tij u klasifikua si “incident në punë”, me vendim gjykate.

Për këtë arsye kompania e tij e punës duhet ti paguajë një shumë të madhe parash gruas dhe familjes së punonjësit Xavier X.

Viktima ishte inxhinier në kompaninë TSO, një shoqëri franceze në fushën e hekurudhave, ndërsa vdekja e tij daton në vitin 2013, kur ndodhej në Meung-sur-Loire.

Teksa doli për darkë pas pune, ai u takua me një femër të cilën e mori në hotel për të kryer marrëdhënie seksuale, por ajo natë përfundoi në tragjedi.

Kompania tentoi në të gjitha mënyrat që vdekja e tij të mos cilësohej si aksident në punë, por me disa vendime të gjykatave u përcaktua se “një punonjës në udhëtim për punë, është në përgjegjësi të punëdhënësit”, pavarësisht se çfarë bën para apo pas orarit të punës, shkruan noa.al.

Vendimi parashikon që familja e burrit të përfitojë nga kompania dhe shteti një page mujore sa 80% e rrogës së tij, deri në vitin kur ai do të dilte në pension. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...