E ndalon në rrugë me preteksin se kishte gruan sëmurë, më pas e përdhunon me orë të tëra
Transmetuar më 11-09-2019, 15:42

Një i ri 26-vjeçar u ndalua nga policia me akuzën e rrëmbimit, abuzimit seksual dhe plaçkitjes: duke pretenduar se gruaja e tij kishte një sëmundje, ai ndaloi një makinë në zonën e Raguzës natën dhe e dhunoi për orë të tëra shoferen e re.

Gruaja, e kërcënuar me vdekje nëse zbulonte diçka, raportoi incidentin në polici që identifikoi burrin, tashmë të dënuar në vitin 2018 për të njëjtat krime.

Faktet datojnë në 2 shtatorin e kaluar. Viktima po drejtonte makinën e saj dhe po kthehej në shtëpi kur ajo u përball me një burrë që i kërkoi ndihmë, duke pretenduar se gruaja e tij kishte qenë e sëmurë dhe se ai kishte nevojë për ta ndihmuar.

Shumë shpejt gruaja zbuloi se e gjitha kjo ishte një kurth, por në pamundësi për tu larguar dhe e kërcënuar ajo u dërgua në një varrezë ku u grabit dhe më pas u dhunua atje. Ai më pas e çoi në një plazh në zonën e Raguzës ku i tregoi viktimës për problemet e tij me gruan, e solli përsëri në varreza dhe abuzoi sërish me të.

Gruaja e re kërkoi ndihmë duke paralajmëruar miqtë e saj, por askush prej të cilëve nuk u përgjigj në telefon. Të nesërmen në mëngjes ajo shkoi në spital, ku mjekët thirrën policinë që nisi hetimin, gjë që çoi në arrestimin e kryer nga skuadra e lëvizshme.

Magjistratura e Raguzës ka vërtetuar arrestimin për rrëmbim, dhunën seksuale dhe plaçkitje dhe ka lëshuar kundër tij një urdhër ndalimi në arrest me burg. Gjithashtu në vitin 2018 ai kishte kryer të njëjtat krime./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...