Maska ideale për rigjenerimin e flokëve në vjeshtë
Transmetuar më 11-09-2019, 15:01

Koha e plazhit pothuajse ka kaluar, por jo pa dëme. Si çdo vit, pas kësaj periudhe, flokët janë katastrofë. Kripa e detit apo klori, rrezet e diellit, edhe në një ditë të vetme mund të shkaktojnë probleme serioze. Shto edhe faktin që sezoni i vjeshtës është favorizues edhe për rënien.

Mënyra më e mirë për t’ua rikthyer flokëve shkëlqimin në vjeshtë, pas tharjes së verës apo dëmtimeve të tjera, është  maska e thjeshte e përgatitur në shtëpi. Ushqyese, hidratuese dhe rigjeneruese.

Maska me vaj kokosi

Vaji i kokosit është një vaj i lehtë dhe shumë ushqyes për flokët, është zgjedhja e përkryer për flokët pas dëmeve të verës.

Përbërësit: 2 lugë gjelle vaj kokosi, 1 lugë gjelle vaj ulliri

Përdorimi:

Përzieji bashkë vajin e kokosit dhe të ullirit. Fillo aplikoje në flokë përzierjen duke u fokusuar në rrënjët dhe pjesët e dëmtuara. Mbështilli flokët me një kapuç dhe mbaji për rreth 15-30 minuta. Laji me shampo zi zakonisht./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...