Zbulohet lidhja e ngushtë mes George dhe Charlotte
Transmetuar më 11-09-2019, 12:12

George dhe Charlotte, fëmijët e princit të kurorës angleze, William dhe bashkëshortes së tij Kate Middleton, kanë një lidhje të veçantë, ndonëse janë shumë të ndryshëm në karakter.

Siç raporton ‘People’, George dhe Charlotte janë shumë të afërt me njeri tjetrin.

Një burim pranë familjes mbretërore deklaroi se, “Kanë një moshë shumë të afërt dhe kalojnë shumë kohë bashkë. Luajnë shokë bashkë dhe mësojnë çdo ditë të numërojnë me njeri tjetrin”.

Charlotte është më e lirshme, ndërsa George është më e ndrojtur dhe rezervuar, por duket se janë pikërisht anët e kundërta që i tërheqin.

Në të ardhmen vëlla e motër do të kenë role të ndryshme, George do të jetë mbret, ndërsa Charlotte do të jetë më e lirshme nga protokolli mbretëror.

Momentalisht ata frekuentojnë shkollën Thomas’s Battersea të Londrës. George e ka njohur motrën me shokët e tij dhe e ndihmon në shkollë. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...