Transmetuar më 11-09-2019, 07:41

Largimi nga emisioni i mëngjesit i Dajana Shabanit, Besmir Metanit dhe Hermes Nikaj, i njohur nga të gjithë si Zogu bëri bujë.

U fol gjatë se ata nuk do të jenë më pjesë e Ora News, por këtë të martë, Dajana ka zbuluar se ku do i shohim.

Duke postuar një fotografi të të treve në Instagram, ajo i fton ndjekësit që të bëhen gati, pasi do i shohin në mbrëmje të tre dhe sërish në Ora News.

“Jeni gati për surprizën e radhës? Nuk e kemi mbaruar ende misionin tonë. Rikthehemi së shpejti në ekranin e madh Ora me një projekt të ri, orar i ri… Ne të tre; unë, Besmiri, Hermesi.

P.s ju flm të gjithëve, sepse jemi falë jush dhe një super falenderim për Ora News, që mbështet pa kursim, idetë tona”, shkroi Dajana. /a.y/noa.al