Franca dhe Turqia nisin “arratisjet”, ja pse është jetike për kuqezinjtë fitorja me Islandën
Transmetuar më 10-09-2019, 21:46

Kombëtarja e Shqipërisë e mbylli në avantazh 1-0 pjesën e parë të ndeshjes ndaj Islandës.

Kuqezinjtë zhvilluan një pjesë të parë të mirë, duke mos e lejuar kundërshtarin të krijojë asnjë rast të rrezikshëm.

Përmes disa zbritjeve të rrezikshme nga ana e saj, Shqipëria e gjeti golin me Kastiot Dermakun, në 32′.

Pas një krosimi në zonë të Memushaj, Dermaku kërceu dhe me kokë dhe e çoi topin në rrjetë.

Nëse kuqezinjtë mbajnë këtë avanatazh, deri në fund të ndeshjes, do të ngiten në kuotën e 9 pikëve, duke pasur shpresa të arrijnë Islandën në fund të kualifikuesve.

Franca po fiton me Andorrën 1-0 dhe Turqia me të njëjtin rezultat ndaj Moldavisë.  Coman shënoi për Gjelat në 18′, ndërsa Griezman humbi një 11 metërsh.  Golin për Turqinë e shënoi Tosun në 37′. Të dyja këto ekipe shkojnë në kuotën e 15 pikëve dhe shihen favorite për të prerë biletat e kualifikimit.  /a.m/NOA.al

Loading...
Loading...