Transmetuar më 10-09-2019, 18:45

Të gjithë i mbani mend sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA ku u rrëzuan kullat binjake.

Një mjek që shkoi menjëherë në rrënoja, publikon për herë të parë disa foto.

Me mijëra punëtorë ndërtimi, zjarrfikës, policë e punonjës emergjencash u ofruan që të jepnin ndihmë gjatë ditëve të para.

Mjeku ishte një nga të parët që shkoi në skenë dhe që dëshmoi pamjet apokaliptike mes rrënojave, të cilat i ka fotografuar.

Me mijëra njerëz ishin ende të bllokuar brenda rrënojave, ndërkohë që me dhjetëra të tjerë po shpëtoheshin në çdo minutë.

Nga ato sulme mbetën të vrarë 3 mijë vetë, mes tyre edhe shqiptarë. /k.k/noa.al/