Transmetuar më 10-09-2019, 16:23

Ish- ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, gjatë Konferencës për Qeverisjen dhe Reformën e Sektorit të Sigurisë në Bratislavë, të organizuar nga Presidenca Sllovake e OSBE-së, u shpreh se një siguri efektive dhe e përgjegjshme vendos themelet për paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Bushati deklaroi se Shqipëria mund të ofroj një kontribrut të çmuar gjatë kryesimit të OSBE-së vitin e ardhshëm, duke konsoliduar më tej praktikën e shkëmbimit të eksperiencave në këtë drejtim, e njëkohësisht ndërlidhjen më efikase ndërmjet OKB e agjencive të saj dhe OSBE.

“Me ftesë të Kryesisë Sllovake të OSBE mora pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë për reformat në fushën e sigurisë në #Bratislavë, ku ndava me të pranishmit rrugën e reformave që ka përshkuar Shqipëria në këtë drejtim dhe nevojën për një ndërlidhje më efektive ndërmjet reformave në fushën e sigurisë, sundimit të së drejtës dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm.

Shqipëria mund të ofroj një kontribrut të çmuar gjatë kryesimit të OSBE-së vitin e ardhshëm, duke konsoliduar më tej praktikën e shkëmbimit të eksperiencave në këtë drejtim, e njëkohësisht ndërlidhjen më efikase ndërmjet OKB e agjencive të saj dhe OSBE”, tha Bushati.

Sipas tij, “Është rasti të rikujtoj se marrja e drejtimit të OSBE-së nga Shqipëria, ishte një prej arritjeve më të mëdha të politikës së jashtme Shqiptare, por jo vetëm. E lidhur ngushtë me rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe me procesin e fitimit të vendit jo të përhershëm në tryezën e Këshillit të Sigurimit. Prandaj, le t’i shfrytëzojmë këto mundësi që kërkojnë vullnet mbipartiak, për t’i kthyer në histori suksesi!”/b.l/noa.al/