Transmetuar më 10-09-2019, 10:51

Në seancën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Prokuroria ka kërkuar dënimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me 12 vite burg.

Pretenca u dha teksa në seancë Tahiri shoqërohej me avokatin e tij Saimir Tahiri.

Nëse gjykata e gjen fajtor dhe e dënon ish-ministrin, për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfiton uljen e 1/3 së dënimit dhe për rrjedhojë konvertohet në 8 vite burg.

Po 12 vite burg Prokuroria kërkoi edhe për ish-drejtorin e policisë së Vlorës Jaeld Çela.

Gjithçka pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Brendshëm për gjykim të shkurtuar.

Tahiri po gjykohet së bashku me ish-drejtorin e policisë së Vlorës Jaeld Çela, i cili është shpallur në kërkim prej më shumë se një viti.

Prokuroria për Krime të Rënda i mbylli hetimet më 28 shkurt dhe çoi dosjen e Saimir Tahirit në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.

Saimir Tahiri është vënë nën hetim, si i dyshuar për lidhje me grupin “Habilaj” që merrej me trafik droge drejt Italisë. Ai akuzohet se i krijonte lehtësi grupit në aktivitetin kriminal. /a.y/noa.al