Sulmohet me armë autobusi ne mes të Athinës, plot me turistë
Transmetuar më 09-09-2019, 21:59

Një sherr për motive banale ka degjeneruar në përdorimin e armëve në mes të Athinës.

Për pasojë u qëllua në drejtim të një autobusi me turistë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës, pas një sherri që shoferi i autobusit pati me një person, i cili pretendonte të drejtën e kalimit.

Policia thotë se pas sherrit autori u largua disa metra më tej dhe nisi të qëllojë në drejtim të automjetit.

Për fat askush prej 40 turistëve koreanë që ndodheshin në automjet nuk pësuan dëmtime, ndërsa plumbat dëmtuam rëndë xhamat e derës dhe llamarinën e autobusit. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...