Shpërthim në festën tradicionale gjermane, një i vdekur dhe 14 të plagosur
Transmetuar më 09-09-2019, 18:19

Një shpërthim i papritur ndodhi në qytetin Aachen në Gjermaninë perëndimore, gjatë një feste, duke lënë 14 të plagosur.

Mediat lokale thanë se shpërthimi ndodhi në një festival tradicional ushqimi të zonës, ku ishin mbledhur rreth 100 njerëz.

Disa pika shiu ranë në tiganin ku po përgatitej ushqimi dhe ndikoi në shpërthim e një bombole gazi.

Policia lokale, zjarrfikësja dhe punëtorët e shpëtimit u dërguan në vendngjarje dhe shuan zjarrin.

Është raportuar nga policia lokale se 14 persona janë lënduar nga zjarri dhe 6 prej tyre mbeten në gjendje kritike, ndërsa njëri prej tyre humbi jetën gjatë orëve të fundit në spital. /a.m/NOA.al

Loading...
Loading...