Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit është hedhur sot shorti i Kategorisë së Parë për dy grupeve, të veriut dhe jugut.
Të gjitha ndeshjet e javës së parë do të luhen në orën 16:00. Në bazë të rregullave të kampionatit, do të bien nga kategoria dy ekipe, që renditen në vendet e fundit, ose respektivisht vendi i 9-të dhe i 10-të, për secilin grup. Ndërsa vendi i 8 do të shkojë në fazën “play off”. Në një kategori më lart do të ngjiten dy ekipet e para të secilit grup.
Në grupin A, bie në sy sfida mes Kastriotit dhe Egnatias. Krutanët të cilët nuk arritën të mbijetonin në Superiore, e nisin këtë sezon në të parën me objektivin e vetëm për t’u rikthyer në elitë.
Ndërkohë, Dinamo do ta nisë kampionatin në transfertë përballë Tërbunit. Sa i përket grupit B, java e parë ka rezervuar përballjen mes Devollit dhe Pogradecit, ndërsa Besa një nga pretendentet për t’u ngjitur në Superiore luan në transfertë përballë Orikut.
Kategoria e Parë, java e parë:
Grupi A
Kastrioti-Egnatia
Besëlidhja-Korabi
Veleçiku-Erxeni
Tërbuni-Dinamo
Shkumbini-Burreli
Grupi B
Devolli-Pogradeci
Oriku-Besa
Elbasani-Apolonia
Lushnja-Shënkolli
Turbina-Iliria
/a.m/NOA.al