Transmetuar më 09-09-2019, 12:45

Është duke u mbajtur në këto momente konferenca për shtyp e trajnerit Edi Reja në prag te sfidës ndaj Islandës që do të zhvillohet ditën e nesërme në “Elbasan Arena”. Në fjalën e tij Reja e ka cilësuar këtë ndeshje si deçizive , ndërsa ka sqaruar edhe ndryshimet në informacion.

“Kjo do të jetë ndeshja jonë më deçizive, kjo do të tregojë nëse do të vazhdojmë ëndrrën tonë europiane. Normalisht në rast se nuk fitojmë kjo gjë do na heqë shumë mundësi për t’u kualifikaur. Kemi tre ndeshje në shtëpi, duhet të shfrytëzojmë faktorin fushë, do të na japë një shtysë shumë të fortë për kualifikimin. Kalendari na favorizon për të bërë më të mirën. Do të kërkojmë të bëjmë më të mirën jashtë fushe. Nesër do të japim 200% për të marrë fitoren”, tha Reja.

A ka folur edhe për ndryshimet në formacion. “Formacioni 3-5-2 që kemi në do më bëjë të ndryshojë disa lojatër. Dermaku do të jetë titullar në vend të Mavrajt. Do mundohemi që të jemi më ofesnivë. Sot dhe nesër do të bëjëm vlerësimin për formcaion përfundmitar. Kush rikuperon më shumë dhe kush më pak do të duket në stërvitje dhe do të vendosim. Roshi është shumë i mirë në sulm, ndërsa në mbrojtjë ka mungesë vëmendje. Ndeshjen e radhës i kërkoj më shumë vëmendje. Në ndeshjen me Moldavinë ai u fut dhe ndryshoj ndeshjen, kur është i përqëndruar".

Ndërsa lënien jashtë të Mavrajt e ka cilësuar si një zgjedhje teknike. “Përsa i përket Mërgimit është shumë i zoti në ajër, garanton një mbulim të mirë në goditje këndi. Në e vlërsojmë Islandën në bazë të ndeshjes së parë, ku nuk e toleruam. Duhet të bjëmë një vlerësim të grupit, për të kluajtur më të mirët dhe ata që janë në formë. Normalisht është pozotive për në që ata që të jenë në fushë të jenë 100% të motivuar’, tha trajneri italian./b.l/noa.al/