Transmetuar më 09-09-2019, 09:30

Në orën 10.00 të paradites së sotme Presidenti Ilir Meta do të dalë para komisionit hetimor parlamentar ku po diskutohet shkarkimi i tij.

Pak minuta para nisjes së mbledhjes, deputeti Lefter Maliqi i ka dalë në mbrojtje kreut të shtetit.

Ai tha se Parlamenti po diskretiton rolin dhe misionin publik të Presidentit, për ti shërbyer interesave të shqiptarëve.

“Në vend që parlamenti të ulërasë me të madhe dhe të ngrejë komision për emigrimin masiv të shqiptarëve, vjedhjen e votës, krimin, drogën, ngre një komision për Presidentin. Është show, diskretitim, manipulim mediatik. Presidenti veproi si burrë shteti, shmangu një përplasje civile. OSBE-ODIHR i bëri nul zgjedhjet moniste të 30 qershorit”, u shpreh Maliqi.

Sipas tij vettingun e bën populli dhe se sot ky show ndaj Presidentit është diskriminim e misionit të parlamentit të Shqipërisë.

Presidenti Ilir Meta po verifikohet për procedurën e ndjekur nga lidhur me zhdekretimin e datës së zgjedhjeve 30 qershor. /a.y/noa.al