Mori pjesë në maratonën e notit, gjen vdekjen një person në Sarandë
Transmetuar më 08-09-2019, 13:30

Një person ka gjetur vdekjen ditën e sotme në Sarandë, pak pasi ka dalë nga deti.

Viktima Mark Ademi, mori pjesë në maratonën kombëtare të notit, për grupmoshën e personave nga 10 deri në 80 vjeç.

72-vjeçari nga Lezha, Mark Ademi, sapo kishte përfunduar garën e 500 metrave dhe kishte dalë në breg.

Por krejt papritur ai është ndjerë keq, dhe në ndihmë të tij ka mbërritur ambulanca.

Mirëpo rrugës për në spital, Ademi ka ndërruar jetë. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...