Transmetuar më 08-09-2019, 08:41

Udhëton për gjashtë orë duke qëndruar në këmbë në avion, në mënyrë që e shoqja të flinte rehat.

Fotografia e shkrepur nga disa pasagjerë të fluturimit, po bëhet virale në rrjetet sociale.

Ka nga ata që janë entuziastë për romanticizmin e madh, ashtu sikundër të tjerët e ironizojnë si një burrë-lolo.

Në fotografi gruaja shihet e shtrirë në sedilje, ndërsa i shoqi qëndron në këmbë pa e shqetësuar në gjumë.

Nëse do të ishte një rrugë e shkurtër do të ishte diçka e këndshme, por kur bëhet fjalë për gjashtë orë fluturim, është komentuar si dashuri e thellë. /a.y/noa.al