Tragjike! Bie nga parashuta, humb jetën 45-vjeçari në Prizren (Foto dhe emri)
Transmetuar më 07-09-2019, 17:42

Një person humbi sot jetën gjatë një fluturimi me parashutë në qytetin e Prizrenit,si dhe një tjetër është plagosur.

Artan Venhari, 45-vjeç, humbi jetën nga aksidenti i sotëm tragjik.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ishte ai që pas lajmit identifikoi personin që humbi jetë.

“Shumë herët na la Artan Venhari! Pushove pikërisht në lirinë e qetësinë që e kishe gjet në ajër. Prehu në paqë mik i dashtun!”, ka shkruar Deda në rrjete sociale.

Sezoni i fluturimeve me parashutë është hapur zyrtarisht në Prizren që më 5 korrik, por kjo është ngjarja më e rëndë.

Pak orë pas ngjarjes, zyrtari i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanolli, konfirmoi vdekjen e 45-vjeçarit, si dhe plagosjen e një personi tjetër.

Ai tha se sot rreth orës 13:00, policia ishte  njoftuar për një incidentin tragjik, që ndodhi në Prizren, në zonën ku bëhen fluturimet me parashutë, aty ku ushtron fluturime edhe një grup të apasionuarish. /a.m/NOA.al

Loading...
Loading...